Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e themeluar fillimisht si Lëvizje gjithëpopullore, më 23 dhjetor 1989, nga intelektualët më të shquar të kohës, të prirë nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
LDK-ja, edhe sot, i mbetet besnike orientimit të vet të qendrës së djathtë, të filozofisë Rugoviane, të mbështetjes së proceseve integruese euro-atlantike e të ruajtjes së pa kompromis të Republikës së Kosovës. LDK-ja respekton liritë individuale dhe ato kolektive, promovon drejtësinë e tolerancën si dhe kërkon përgjegjësi e transparencë në veprimet politike – parime që paraqesin themelin e shoqërisë moderne kosovare.
Veprimi politik i LDK-së vazhdon të ndërtohet në disa shtylla, prej të cilave më kryesoret janë: shteti kushtetues, orientimi euro-atlantik, politikat e qendrës së djathtë e konstruktiviteti ndërpartiak.
Në thelb të prosperimit tonë politik, mbetet riorganizimi partiak.
LDK-ja po bën regjistrimin e plotë të anëtarësisë së saj. Andaj, ftojmë të gjithë anëtarët e tanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës të regjistrohen sepse evidentimi Juaj është shumë i rëndësishëm.
Ky proces do ta ndihmojë LDK-në që të njohë nga afër anëtarët e saj, t’u qaset atyre më lehtë, t’i informojë për ngjarjet, për aktivitetet dhe t’i bëjë ata pjesë aktive të veprimtarisë së vetë.
Po ashtu, ne kemi hapur dyert për individë me kredibilitet, aktivistë me vullnet e qytetarë që besojnë në vlerat tona të përbashkëta.
Ftojmë të gjithë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë aktive e LDK-së, që të plotësojnë formularin e mëposhtëm, për t’u regjistruar dhe anëtarësuar: